Pavarësia e Katalonisë, Kurdistanit, Skocisë…

Pavarësia e Katalonisë, Kurdistanit, Skocisë…

Enver Bytyçi: Pas sondazhit gjerman, Thaçi thërret në ndihmë Ramën!
Kush e ndërtoi murin kinez?

Nga Daut Dauti

 

Arsyeja që shqiptarët nuk kishin përkrahje ndërkombëtare për autonomi ose pavarësi gjatë periudhës së Perandorisë Otomane, shihet edhe në rastin e Katalonisë dhe Kurdistanit. Këto dy vende kanë shpallur pavarësinë por pyetja që shtrohet është se a do të pranohet ajo nga shtetet tjera. Përgjigjja është negative. Rendi ekzistues ndërkombëtar heziton njohjet e shteteve të reja për shkak se ato shpërbëjnë shtetet ekzistuese dhe dëmtojnë interesat.

Shtetet kanë obligime të ndërsjella që t’ia njohin njëra tjetrës sovranitetin ashtu siq thonë marëveshjet ndërkombëtare dhe bilaterale. Natyrisht, vetëm lufta apo trazirat e mëdha dhe marrëveshjet e rrëzojnë tërësisht këtë parim. Shqipëria dhe Kosova, pothuaj sikur edhe të gjitha shtetet tjera, janë shembuj që e ilustrojnë rastin a pavarësimit me luftë. Pavarësimet me marëveshje janë të pakta.

Rasti i Skocisë do të ishte pavarësim me marrëveshje për arsye se Anglia apo pjesët tjera të Britanisë së Madhe do ta pranonin rezultatin e referendumit. Në Angli nuk ka nacionalizëm që prodhon urrejtje dhe komplikime ndaj Skocisë dhe ky vend mund të ndahet pa problem nëse e arrinë rezultatin e duhur në referendum. Tek e fundit, Skocia ka hy në union me Anglinë me marrëveshje dhe po kështu mund të dalë nga kjo bashkësi.

Por, spanjollët nuk e kanë ndërmend ta pranojnë rezultatin e referendumit dhe shpalljen e pavarësisë së Katalonisë. Katalonia përmbanë edhe një dallim tjetër në krahasim me Skocinë. Nacionalizmi spanjoll karshi Katalonisë është agresiv dhe fashist. Ky nacionalizëm e ka origjinën e hershme por është forcuar nga regjimi fashist i Frankos pas luftës civile. Ky nacionalizëm duket që e ka ruajtur potencialin për të prodhuar konflikt me katalonasit edhe sot. Evropa duket se do ta përkrahë integritetin e Spanjës sikur që e ka përkrahë edhe regjimin e Frankos. Kjo gjendje mund t’i acaroj seriozisht raportet në relacionin Madrid – Barcelonë.

Për pavarësinë e Kurdistanit as që bëhet fjalë. Pavarësia e këtij vendi mund të ndodhë vetëm me ndonjë marrëveshje ndërkombëtare për të cilën gjë nuk duket se ka disponim.

COMMENTS