Patate furre me proshutë dhe arra

Patate furre me proshutë dhe arra

Bërxolla në tigan me patate të fërguara Ballina
Speca të mbushur për një drekë të mrekullueshme

Përbërësit:

1 kg. patate të bardha
salcë beshamel
60 gr. djathë kaçkavall i grirë
30 gr. gjalpë për tavën
200 gr. proshutë pule
200 gr. arra të qëruara
200 gr. mozzarella në feta
15 gr. galetë
kripë dhe piper

Përgatitja:

Zieni patatet me gjithë lëkurë në ujë të bollshëm me kripë për 25 minuta. Kullojini dhe lërini të ftohen.

Përgatitni salcën beshamel mjaft të trashë. Shtoni kaçkavallin dhe përziejini mirë.

Qëroni patatet dhe pritini në feta. Lyeni me vaj një enë zjarrduruese qelqi dhe mbulojeni fundin e saj me një shtresë fetash patate, proshutën të prerë në feta dhe hidhini kripë e piper.

Hidhini sipër salcën beshamel, pastaj një shtresë tjetër patate, proshutën dhe mbulojeni me mozzarella dhe beshamel, kriposeni dhe hidhini piper.

Shtresën e fundit me patate e mbuloni me beshamelin e mbetur, galetën dhe gjapën.

Kalojeni në furrë në temperaturë 180°C për 25 minuta.

Hiqeni nga furra vërini thelpinjtë e arrës dhe shërbejeni të nxehtë.

COMMENTS