Patate e pjekur me vezë

Patate e pjekur me vezë

Një paragjellë e shijshme dhe interesante, që do t’iu ofrojë një vakt përplot energji. Përbërësit: 4 patate 4 vezë 250 gr djath të verdhë të gri

Një paragjellë e shijshme dhe interesante, që do t’iu ofrojë një vakt përplot energji.

Përbërësit:
4 patate
4 vezë
250 gr djath të verdhë të grirë në rende
250 gr proshutë gjedhi
50 gr gjalpë

Përgatitja:
Patatet pastrojini, kriposini dhe mbështillini në folie alumini.

Vendosini të piqen në furrën e parangrohur në 200 gradë për një orë (derisa të zbuten përbrenda).

Largojini nga furra dhe me ndihmën e një thike hiqjuni e kujdes pjesën e sipërme të patateve.

Pastaj largojeni me kujdes edhe pak nga pjesa e brendshme e patates. Në gropëzën e krijuar vendosni gjalpën, djathin dhe një vezë.

Sipas dëshirës shtoni erëzat e dëshiruara. Vendosini sërish në tepsi dhe piqini për edhe 15 minuta të tjera.

COMMENTS