Pasta me mish pule

Pasta me mish pule

Supë me pulë dhe limon
Me 4 artikuj, për 10 minuta do të keni tortë çokollate të shkëlqyeshme! (video)

Përbërësit:

300 gr. pasta
300 gr. mish i bardhe pule
300 gr. kërpudha
300 ml. ajkë për zierje
50 gr. kaçkavall në rende
1 tufë preshi
Krip, piper i zi, vaj

Përgatitja:

Në një enë hedhim pak vaj, presim kërpudhat në fletëza, preshin e prejmë në rrathë, dhe fërgojmë në temperaturë të ulët derisa të zbuten mirë perimet.

Mishin e grijmë në katrorka të vogla dhe fërgojmë në një enë veçmas me pak vaj. Shtojmë mëlemsat (kripën, piperin dhe vegetën sipas dëshirës).

Përziejmë mishin me perimet e zbutura në vaj dhe shtojmë ajkën për zierje.
Në ndërkohë ziejmë makaronat, i kullojmë dhe i bahskojmë me perimet e fërguara.

Masën me pastat dhe perimet e hedhim në enën rezistente ndaj zjarrit të lyer me vaj. Mbi i hedhim djath dhe kaçkavall.

I pjekim në furrë derisa të shkrihet kaçkavalli dhe të marrë ngjyrë të kuqrremtë.

COMMENTS