Pasta greke me pulë

Pasta greke me pulë

Biskota të bardha
Biskota shtëpie

Kjo pjatë greke me pasta inkorporon disa shije tradicionale nga Greqia. Është shumë e pasur dhe e kompletuar.

Udhëzimet

Vendosim një tenxhere me ujë me pak kripë që të vlojë. Gatuajmë pastan sipas udhëzimeve në paketim dhe kullojmë.

Nxejmë vajin e ullirit në një tigan të madhe mbi temperaturë mesatare. Shtojmë qepën dhe hudhrën; gatuajmë për 2 minuta. shtojmë pulën dhe gatuajmë duke përzier vazhdimisht, deri sa pula të gatuhet plotësisht, rreth 6 minuta.

Reduktojmë temperaturën; shtojmë karçofin, domaten, djathin feta, majdanozin, lëngun e limonit, rigonin dhe pastan e gatuar. Përziejmë dhe gatuajmë për 2-3 minuta. Heqim nga zjari, hedhim kripë dhe piper, dhe dekorojmë me një copë limoni. Ju bëftë mirë!

COMMENTS