Pasta fussili me brokoli

Pasta fussili me brokoli

Kjo recetë është dëshmia më e mirë se edhe një vakt pa mish mund të jetë shumë i shijshëm!

Përbërësit:
300 gr pasta fussili
200 gr brokoli
1 karrotë
100 gr ullinj
50 gr gjalpë
50 gr djath parmezan
verë e bardhë
100 ml ajkë për gatim
kripë dhe piper i zi

Udhëzimet:
Fussilit ziejini sipas udhëzimit në paketim.

Në vaj të nxehtë kaurdiseni karrotën e prerë në shirita dhe lulet e brokolit.

Shtojani verën e bardhë dhe ajkën për gatim dhe lëreni të kaurdiset për 10 minua.

Pak para përfundimit të kaurdisjes, shtoni edhe ullinjtë, parmezanin dhe pastat e ziera. Trazojini mirë të gjitha dhe shërbejini.

Ju bëfshin mirë.

COMMENTS