Pas Sharp, ekranet e Samsung do të bëhen nga LG

Pas Sharp, ekranet e Samsung do të bëhen nga LG

Modeli Honor 6X zyrtarisht nga Huawei (Video)
Celulari në formë trekëndëshi, a besoni se ekzistojnë këta telefona? (Video)

Sharp e ka njoftuar Samsung tre muaj më parë se nuk do ta furnizojë më kompaninë me panele LCD. Që atëherë, Samsung ka hulumtuar furnizues tjerë dhe fokusin e ka drejtuar tek LG Display.

Sipas raporteve, LG Display do të fillojë ta furnizojë kompaninë Samsung me panelet LCD që nga qershori i këtij viti. Një raport i ri specifikon se LG Display po planifikon të shpërndajë 700,000 njësi panele për TV-të e rivalit të tyre, përcjellë zico.tv

LG dhe Samsung janë konkurrentë në tregje të ndryshme në vende të ndryshme të globit. Kjo do të jetë marrëveshja e parë e këtij lloji mes dy rivalëve.

Asnjë konfirmim nuk është bërë zyrtar nga kompanitë, megjithatë, zyrtarët e LG kanë deklaruar muajin e kaluar se janë në bisedime me Samsung mbi këto panele.

COMMENTS