Pas publikimit të projektit të ri, Albanian Outlawz: Së shpejti një duet surprizë (Video)

Meti dhe Trinota lansojnë albumin muzikor (Foto)
Kida në vend të Halloweenit publikoi sesionin e ri të saj (Foto)

Dashni që dhem titullohet projekti më i ri i punuar nga dy këngëtarët e ri grupi Albanian Outlawz.

Sa i përket gjithë këtij projekti ato theksojnë: ”Niza e ka punuar instrumentalin, është një producent i njohur nga Zvicra që është me kontratë tek Sony në Gjermani ndërsa mix master është punuar nga Alidema bashkë me Nizën”,thekson kështu grupi Albanian Outlawz.

Për tekstin e këngës janë kujdesur vet derisa për momentin janë duke punuar me një kompani zvicerane: Redbeardsswiss është një kompani nga Zvicra me njerëz shumë të talentuar dhe punojnë me profesionalitetin më të lartë, thonë kështu reperët e ri.

E pse pikërisht me këtë projekt ato thonë: Sa e mirë që është dashnia por prap mundet me qenë më e keqja ndodhi që të lenë shenjë përgjithmonë në personalitet të njeriut.
Albanian Outlawz nuk kanë realizuar diss-e për reperët tjerë ndërsa bashkëpunime kanë disa: Kemi bashkëpunime me reper të njohur nga Kosova që do vinë në kohë të duhur por një bashkëpunim që do jetë më special për Shqipërinë por akoma nuk do publikojmë emrin sepse është surprizë e sa i përket planeve jemi duke punuar aktivisht në albumin e ri që do të del vitin e ardhëshëm, kështu që le të gëzohet industria e muzikës, theksojnë dy reperat e ri.

COMMENTS