Pas Prishtinës Dua Lipa koncert edhe në Tiranë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në 7 gusht do të vijë në Kosovë, ku dy ditë më pas do të mbajë koncert bamirësie në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Por ky nuk do të jetë koncerti i vetëm i Duas. Me 10 Gusht një të tillë do ta mbajë edhe në Tiranë. Të hapur dhe falas. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

‘Sa bukur! Do mbyllim vitin tonë të parë në Bashki me Dua Lipa në Tiranë. Shihemi të gjithë në 10 Gusht tek Sheshi Nënë Tereza në një koncert të hapur falas për të gjithë’, ka shkruar Veliaj.

Dua Lipa Tirane

COMMENTS