Pas nënës, motrave dhe kunatës, Haradinajn e viziton babai

Pas nënës, motrave dhe kunatës, Haradinajn e viziton babai

Hahn: Vitin e ardhshëm, zgjidhja përfundimtare Kosovë – Serbi
13 vite nga atentati ndaj Ibrahim Rugovës

Fiks dy javë pasi kryeministri Ramush Haradinaj u vizitua në zyrën e tij nga nëna, motrat dhe kunata, sot ka pritur babanë e tij.

Hilmi Haradinaj sot e ka vizituar djalin e tij në zyre të kryeministrisë, dy javë pasi bashkëshortja e tij Ruka e shoqëruar me vajzat, Memën dhe Antigonën, si dhe rejën Suzanën vizituan atë në këtë zyrë.

Në një postim në Facebook, kryeministri ka thënë se Hilmia, babai i tij, gjithmonë e ka udhëzuar për punë, me ndershmëri dhe virtyte të larta.

‘Ndonëse, i goditur pamëshirë nga rrufetë dhe i rrahur nga erërat e furishme të kohërave të rënda për popullin e Kosovës, ai e ruajti drejtpeshimin. I mendueshëm, por stoik. I rreptë, por i sinqertë dhe i dashur. Na mbështeti e udhëzoi për punë, me ndërshmëri e virtyte të larta. Mbi të gjitha na inkurajoi e na dha zemër me i dal zot atdheut. Shumë gjëra të çmuara të jetës sime m’i ka mësuar ai. Këto vlera janë të përhershme për mua. Jam shumë krenar që jam djali i tij. Faleminderit babë’, ka shkruar Haradinaj.

COMMENTS