Pas ndarjes me Taylor Swift, flet për herë të parë Tom Hiddleston (Foto)

Enca e thotë ‘çmimin’për ta kaluar një natë me të (Foto)
‘Dashuri si në përralla’, Teuta Krasniqi publikon fotografi me Adonisin (Foto)

Fituesi i Golden Globe dhe ish i dashuri i Taylor Swift ka folur për herë të parë për lidhjen me këngëtares dhe bluzën epike të 4 korrikut të vitit të kaluar ku shkruhet ‘I LOVE T.S.’

Tom Hiddleston i cili ka qenë i zgjedhur i revistës ‘GQ’ për kopertinën e këtij muaji, ka thënë se bluza ishte ‘një shaka mes miqsh’.

‘E vërteta është se ishte 4 Korriku, një festë kombëtare dhe ne ishim duke luajtur në shtëpinë time. Kam kërkuar diçka për të më mbrojtur nga dielli, dhe i kam kërkuar miqve një bluzë. Njëri prej tyre nxori pikërisht atë bluzë ku shkruhej ‘I ♥ T.S’ dhe të gjithë qeshëm’, tha ai.

Ndër të tjera Hiddleston ka thënë për revistën ‘GQ’ se është hera e parë ku ai flet për një lidhje të shkurtër, por që kishte vëmendje të madhe mediatike me Swift.

‘Taylor është një njeri i mrekullueshëm. Ajo është e mrekullueshme dhe shumë e dashur, e ne kemi kaluar një kohë të mrekullueshme së bashku’

Çifti u nda në shtator pas tre muajsh takimesh të shpeshta.

COMMENTS