Pas humbjes, Messi braktis Argjentinën (Video)

Cilin klub evropian e ndjek Obama në Twitter (Foto/Video)
Drita fiton derbin e qytetit ndaj Gjilanit, afër shmangies së barazhit

Njëri ndër futbollistët më të njohur në botë, Lionel Messi, ka njoftuar se nuk do të luajë më për kombëtaren e Argjentinës.

Kjo pasi Argjentina ka humbur në penallti kundër Kilit në finalen e turneut ‘Copa America’. Messi, i cili ka shënuar 55 gola ndërkombëtarë, nuk ka qëlluar në penallti.

Argjentina ka humbur finalen e tretë të luajtur në këto 3 vitet e fundit. Ashtu si vitin e kaluar, është sërish Kili ai që e ka mundur me penallti kombëtaren bardhekaltër, ndërsa para dy vitesh humbi me Gjermaninë finalen e Botërorit.

Barazim 0:0 në 120 minuta lojë, ndërsa nga pika e penalltisë gabuan Messi dhe Biglia, për rezultatin 4-2 final.

Argjentina nuk ka fituar ndonjë turne të madh qysh në vitin 1993.

‘Ekipi kombëtar ka marrë fund për mua. Kanë qenë katër finale, nuk ia kam dalë, kam provuar. Ka qenë gjëja që e kam dashur më së shumti, por nuk ia kam dalë’, ka thënë Messi.

Messi, 29 vjeç, i ka dhënë Barcelonës katër tituj të Ligës së Kampionëve.

COMMENTS