Pas gjetjes së trupit të Malësor Dashit, vazhdojnë kërkimet për Armend Trenën

Pas gjetjes së trupit të Malësor Dashit, vazhdojnë kërkimet për Armend Trenën

Dje pasdite në lumin Lepenc është gjetur trupi i pajetë i policit Malësor Dashi, i cili së bashku me kolegun e tij Armend Trena me veturën zyrtare, të

Dje pasdite në lumin Lepenc është gjetur trupi i pajetë i policit Malësor Dashi, i cili së bashku me kolegun e tij Armend Trena me veturën zyrtare, të shtunën kanë rënë në ujë.
Që nga ajo ditë njësitet e FSK-së, Policisë dhe të zhytësve kanë bërë kërkime në ujë por deri dje nuk është gjetur trupi i asnjërit.

Ndërkaq nga Policia dhe mekanizmat tjerë bëhet e ditur se kërkimet do të vazhdojnë edhe për policin tjetër.

Trupi i policit Dashi është gjetur pesë kilometra larg vendit ku kishte ndodhur aksidenti.

Policia thotë se edhe më herët kanë pasur dyshime se në këtë lokacion mund të gjendet trupi i njërit nga policët.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Agim Gashi, tha se kishin dyshim se në këtë lokacion mund të gjendet diçka.

Trupi i pajetë i Malësor Dashit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kryeprokurori i Prokurorisë themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, tha se nga shikimet e para të kufomës bëhet fjalë për aksident ndërsa hodhi poshtë për dyshime tjera. Ai sqaroi edhe pse në momentin kur është gjetur ka qenë pa rroba.

Për të kërkuar trupat e policëve në lumë dje ka dalë edhe zhytësi profesionist Ismajl Kasumi bashkë me ekipin e tij.

Ai tha se kjo është një punë profesionale e të gjithë zhytësve, të cilët kanë arritur të gjejnë trupin e njërit nga policët.

Sipas tij, të gjithë punën për gjetjen e policit e ka ndihmuar një ekskavator që ka gërryer dheun në ujëra vazhdimisht.

Kasumi ka thënë se sot do të vazhdojnë kërkimet për policin tjetër por shtoi se ai nuk është i sigurt nëse do të marrë pjesë, ndërsa beson se trupi i tij nuk është larg vendit ku është gjetur polici Dashi.

Në kërkim të dy policëve gjatë gjithë kohës ka marrë pjesë edhe kryeimami i xhamisë së Kaçanikut, Florim Neziraj.

Aksidenti ka ndodhur më 28 prill (të shtunën), në magjistralen Han i Elezit – Kaçanik te vendi i quajtur ‘Kulla e Qeshmes’ vetura e zyrtare e të cilëve bashkë me dy policët ka rënë në humnerë.

COMMENTS