Pas fyerjeve, Haradinaj i thërret gazetarët në takim (Foto)

Pas fyerjeve, Haradinaj i thërret gazetarët në takim (Foto)

Pas përplasjes verbale që pati me një nga gazetaret për shkak të një pyetjeje që ajo bëri rreth çështjes së Demarkacionit, Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka organizuar sot një takim me gazetarët në Ndërtesën e Qeverisë.

Ky takim mes Kryeministrit Haradinaj e gazetarëve të cilët përcjellin aktivitetet e Qeverisë fillon sot në ora 18:00.

Zyra e informimit e Qeverisë së Kosovës njofton se takimi do të ketë karakter bashkëbisedues me kryeministrin Ramush Haradinaj për të gjitha temat dhe interesat e gazetarëve.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ngriti polemika kur të mërkurën e javës së kaluar, gjatë një konference për media, pas vizitës së tij në Ministrinë e Infrastrukturës iu drejtua të pranishmëve me fjalët:

‘Shumica e gazetarëve nuk e dinë gjuhën angleze dhe se duhet të shkojnë më shumë në shkollë’.

COMMENTS