Pas aksidentit reagon Fjolla Morina (Foto)

Fjolla Morina pësoi një aksident të rëndë orët e para të së shtunës.
Por këngëtarja ka dalë nga spitali, dhe nuk ka harruar të falenderojë të gjithë miqtë për mbështetjen që kanë treguar ndaj familjes së saj.

Pavarësisht se arriti t’i mbijetonte aksidentit, ajo është shprehur në Instagram se ka marrë disa dëmtime në trup.
Ja postimi i plotë i saj:
‘Miqt e mi, ndjej një detyrim moral të shkruaj, dy fjalë për ju që i keni ndejtur pranë familjes time këto dy ditë të vështira për mua. Mund të them pa frikë që Zoti më ka mbrojtur duke më dhënë një jetë të dytë. Sapo dola nga spitali përqafova fort vajzat dhe nënën time. Arsyeja pse unë jetoj janë ato. Kam dëmtime në trup po fal Zotit marr frymë dhe do të bëhem më mirë. Unë ja kam dalë gjithmonë me Zotin dhe familjen pranë’.

Postimi i Fjolles

COMMENTS