Pas afro dy dekadash, Britney pozon me veshje të ngjashme si ajo në klipin ‘Baby One More Time’ (Foto)

Pas afro dy dekadash, Britney pozon me veshje të ngjashme si ajo në klipin ‘Baby One More Time’ (Foto)

Kanë kaluar afro dy dekada prej se Britney Spears depërtoi fuqishëm në skenën e muzikës pop me hitin e atëhershëm, ‘Baby One More Time’.

Asokohe spikati edhe veshja e këngëtares në videoklipin e këngës, në të cilin shfaqej e veshur si një nxënëse joshëse.

Ndërsa edhe pse tash është 35-vjeçare, ajo ka dëshmuar se sërish është në gjendje të vishet njësoj falë linjave trupore që ka.

Gjatë një show mode, Britney është paraqitur me veshje të ngjashme si ajo në videoklipin muzikor nga viti 1998.

Këngëtarja e hitit ‘Gimme More’ kujdeset vazhdimisht për trupin e saj, ndërsa shpesh publikon edhe video dhe fotografi nga ushtrimet e saja duke i këshilluar edhe fansat e saj që të stërviten.

Britney është nënë e dy fëmijëve, mirëpo në fotografitë që qarkullojnë në rrjetet sociale, diçka e tillë nuk vërehet aspak.

Figura trupore e saj ka marrë lëvdata të shumta nga fansat që e ndjekin në rrjetet sociale.

Kënga ‘Baby One More Time’ përveç që i ndihmoi Britneyt që të depërtonte në skenë, ajo është një prej hiteve më të mëdha të saj.

COMMENTS