Pas 15 vjet karrierë në ekip, Ruxhi ndahet nga Liria

Zbulohen deklaratat e Ronaldos në gjykatë për evazion fiskal
Munishi dhe gjyqtari Gashi zbulojnë të vërtetën e video-skandalit (Video)

Portieri vendas i Lirisë, Armend Ruxhi, është ndarë nga ekipi bardhezi, pas fazës përgatitore të skuadrës.

Mësohet se portieri shumëvjeçar i ekipit të Prizrenit nuk ka pasur besimin e trajnerit, Bledi Shkëmbi që të jetë portieri i parë i skuadrës, gjë që ka ndikuar edhe në pagën e tij.

‘Pas 15 viteve karrierë me Lirinë, duke mbrojtur portën e skuadrës erdhi momenti për tu ndarë nga klubi im. Arsyeja kryesore ka qenë mosdakordimi rreth pagës, pasi që gjithmonë isha portieri i parë i ekipit dhe nuk më është dukur e arsyeshme që të vazhdojë me pagën që mu ofrua tash, pastaj edhe trajneri nuk ma dha rastin shumë gjatë stërvitjeve’. ka thënë Ruxhi.

Liria këtë verë ka zyrtarizuar portierin e ri të ardhur nga Tomorri i Beratit, Mikel Kaloshi, ndërsa së fundi mediat tiranase kanë bërë të ditur se ekipi do të angazhojë edhe portierin e dytë të Tiranës, Edvan Bakaj.

COMMENTS