Partitë politike premtojnë transparencë financiare

Partitë politike premtojnë transparencë financiare

Kreu i komunës Bogovinë, Hazbi Idrizi, u vra për motive të dobëta
36 vjet nga demonstratat e 81-shit

Partitë politike kanë nënshkruar deklaratën për rritjen e transparencës financiare gjatë fushatës zgjedhore.

Shpend Emini nga Instituti Demokracia në Zhvillim tha se edhe pse në 2012 ka pasur auditim normal, kjo s’ka ndodhur në zgjedhjet e 2014.

‘Mungesa e auditimit është e dëmshme. Ky problem është adresuar dhe nga Komisioni Evropian në raportin e progresit. Zbardhja e fondeve të financimit të partive do të ishte hap i madh drejtë transparencës. Deklarata që nënshkruhet sot shpreh vullnetin e partive politike për transparencën financiare’, tha ai.

Kurse, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka shprehu bindjen se kjo i kontribuon një procesi të mirëfilltë zgjedhor.

‘Fatkeqësisht s’kemi kompetencë në auditim të subjekteve politike. Shpresoj që kuvendi i ardhshëm do t’i marrë kompetencat e veta sepse askush se ka ndaluar të bëjë auditimin e fushatës zgjedhore. Transparenca është themel i demokracisë shpresoj që kësaj here subjektet politike vet do t’i bëjë publike raporte financiare. I ftoj subjektet politike që ta zbatojnë ligjin t’i bëjnë publike shpenzimet e fushatës zgjedhore, sepse vetëm kështu do të kemi transparencë të plotë të fushatës zgjedhore’, tha ajo.

COMMENTS