Parlamenti i Kacavjertë

Parlamenti i Kacavjertë

Financial Times: Shqipëria rrezikon të rrëshqasë në kaos
Vehbi Kajtazi: Gëzuar vdekjen tënde Lavdrim!

Nga Daut Dauti

Zgjedhjet në Britani të Madhe i ka fituar Partia Konzervatore me 318 vende në Parlament. Por, kjo parti nuk do të mund ta krijoj qeverinë pasi që nuk e ka arritur numrin 326 të deputetëve që e kërkon ligji.
Në sistemin politik të zgjedhjeve britanike rezultati i këtillë krijon situatë e cila quhet Parlamenti i Kacavjertë (Hung Parliament) dhe e detyron partinë që ka shumicë të votave të kërkoj koalicion me ndonjë parti tjetër.

Një gjë e këtillë është tejet e rrallë në politikën e konsoliduar parlamentare britanike. Një situatë e këtillë ka ndodhur në vitin 1910, 1929, 2010 dhe tani në vitin 2017.

Konzervativët, të cilët ishin të sigurtë se do t’i fitonin këto zgjedhje, në krahasim me zgjedhjet e kaluara kanë humbur 12 vende.

Laburistët, edhepse nuk i kanë fituar zgjedhjet, kanë shënuar rezultat të mirë me 261 vende. Kjo dmth se kjo parti tashti ka 29 vende më shumë se në parlamentin e kaluar.

Liberal Demokratët tashti kanë 12 vende që dmth 4 më shumë se në më parë. Ky konsiderohet sukses përkundër faktit befasues që ish udhëheqësi i kësaj partie, Nick Clegg, nuk u rizgjodh dhe mbeti jashtë parlamentit.

Humbëse e madhe është Partia Nacionale Skoceze (SNP) e cila tashti ka 35 vende apo 21 më pak se në parlamentin e kaluar.

Në fakt fitorja e konzervativëve është e ngushtë. Kandidatët konzervativë kanë fituar me numër shumë të vogël të votave ndaj laburistëve dhe liberal-demokratëve. Ta zëmë, deputeti për zonën Richmond Park, Zak Goldsmith i cili ishte në garë me Sadiq Khan-in për kryebashkiak të Londrës, tashti është rizgjedhur për deputet me vetëm 45 vota më shumë se Sarah Olney.

Karakteristika themelore e këtyre zgjedhjeve është pjesmarrja e lartë e votuesve që shënon shifrën 69%.
Konsiderohet se përqindja është rritur për shkak të politikës së udhëheqësit laburist, Jeremy Corbyn-it, që është treguar atraktive sidomos te një masë e madhe e të rinjëve që dolën dje për të votuar në shenjë të përkrahjes së laburistëve.

Ky fakt shprehë një nevojë të madhe për ndryshime që ka shfaqur gjenerata e re britanike. Pas këtyre zgjedhjeve, në hartën politike të Londrës dominon ngjyra e kuqe (ngjyra e laburistëve). Nëse laburistët vazhdojnë me këtë trend deri në zgjedhjet e ardhshme, fitoren e kanë të garantuar.

COMMENTS