Parashikimi i AP-së nxjerrë Majlinda Kelmendin fituese të medaljes së artë

Në Lojërat Olimpike Verore, që nisin me 5 Gusht në Rio de Zhaneiro të Brazilit, parashikohet që anëtarja e seleksionit të Kosovës, Majlinda Kelmendi, do ta fitoj medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo për femra.

Mëtutje, sipas parashikimit të agjencisë, Associated Press, fituese e medaljes së argjendtë në këtë kategori të xhudos, do të jetë Erika Miranda e Brazilit, ndërsa të bronztën do ta fitojnë japonezja, Misato Nakamura, dhe kinezja, Yingnan Ma.

Kosova për të parën herë merr pjesë në Lojërat Olimpike dhe në Rio de Zhaniero përfaqësohet me 8 sportistë.

COMMENTS