Paraqitje e denjë e Lindita Halimit në provën e dytë të Eurovision-it (Video)

Sot e ka bërë provën e dytë në skenën e Eurovisionit.

Këngëtarja kosovare Lindita Halimi, që këtë vit përfaqëson Shqipërinë në festivalin evropian, ka përfunduar sot me sukses provën e dytë të këngës ‘World’ në skenën e Eurovisionit në Kiev të Ukrainës.

Kujtojmë që Shqipëria në Eurovision do të paraqitet në natën e parë më 9 maj.

COMMENTS