Paraqitje dinjitoze e Shqipërisë, humbje e pafat

Paraqitje dinjitoze e Shqipërisë, humbje e pafat

Interi në kërkim të një mesfushori, Vidal dhe Ramires në listë
Tifozat Kuq e Zi mesazh Canës: Na fal, por na detyruan – faleminderit për gjithçka (Foto)

Shqipëria ka humbur përballjen me Zvicrën me rezultat 1:0 në ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian.

Zvicrës i janë dashur vetëm 5 minuta lojë që të shënojë golin e parë me anë të qendërmbrojtësit Schar, i cili shfrytëzoi një gabim të portierit Etrit Berisha.

Kur u duk se Shqipëria po kthehej në lojë, gjërat u vështirësuan edhe më shumë, pasi kapiteni Lorik Cana u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Në pjesën e dytë Shqipëria kishte raste shumë të mira që më anë të Sadikut dhe Gashit të barazonte rezultatin, por pa sukses.

Ndeshjen e radhës, Shqipëria e ka me nikoqirin e ‘Euro 2016’, Francën.

2

13411881_1150922054960639_7786695248633132680_o

13417021_1150922418293936_2968746383923793834_o

13442722_1150923104960534_8277908724909258292_o

13416967_1150833498302828_3111718529642279928_o

COMMENTS