Paralajmërohet protestë pas rrënimit të Shkollës së Artit në Pejë

Paralajmërohet protestë pas rrënimit të Shkollës së Artit në Pejë

SHBA arreston dhjetëra banditë rusë
Thaçi, Mustafa e Veseli koordinohen për jetësimin e Asociacionit, Demarkacionit dhe Ushtrinë

Buldozerët e autorizuar nga Komuna e Pejës, kanë rrafshuar njërën prej ndërtesave më të vjetra të qytetit të Pejës. Objekti gati 100 vjet i vjetër i shkollës së parë të mesme të arteve aplikative në Kosovë nuk është më.

Reagimet dhe paralajmërimet kanë qenë në masë nga ana e subjekteve opozitare në Pejë, komunitetit artistik dhe shoqërisë civile në këtë qytet.

Zërat kundërshtues nuk i kanë lënë përshtypje kryetarit, Gamend Muhuaxheri. Eskavatorët kanë bërë detyrën.

Me indinjatë kanë reaguar subjektet politike në Pejë, AAK, ‘Alternativa’ dhe ‘Vetëvendosje’.

‘Edhe një hap drejt shpërfytyrimit total të Pejës! Pothuajse nuk ka asgjë sot në Pejë që ma kujton qytetin e femërisë time’, ka shkruar profesori i njohur i muzikës në këtë qytet Luan Sapunxhiu.

COMMENTS