Paralajmërimi i mjekut: Keni kujdes nga insektet në pranverë!

Paralajmërimi i mjekut: Keni kujdes nga insektet në pranverë!

Postblloku i policisë serbe në Komoran, ja si ndalnin dhe kontrollonin automjetet (Video)
AAK refuzon t’i bashkohet protestës së VV-së

Në Kosovë insektet përhapen në pranverë, në natyrë dhe më shumë rrezikohen fëmijët dhe pleqtë.

Vendet ku më tepër insektet kafshojnë njerëzit janë në gju dhe në buzë, po ka edhe persona me alergji dhe për këtë domosdo duhet të jenë në kontroll të mjekut deklaroi në emisionin e mëngjesit në RTK, Basri Lenjani, specialist i mjekësisë emergjente.

Ai tha se shenjat e pickimit janë enjtja, skuqja, ndryshimi i lëkurës, ku sipas tij menjëherë duhet të intervenohet dhe të ekzaminohet.

Sipas tij, duhet të këshillohen qytetarët e vendit se si duhet të kujdesen në momentin e pickimit nga insektet çfarëdo që janë ato, duke përfshirë edhe rriqrat nga të cilat në vendin tonë ka pasur edhe vdekje.

Lenjani tha se popullata duhet të përgatitet dhe t’i ketë masat mbrojtëse nëse është i interesuar të punojë në kopsht, të vesh rroba me mëngë të gjata dhe të mos ekspozojë lëkurën.

Ai tha se rajonet më të prekura nga rriqrat janë Malisheva dhe Rahoveci ku ka më shumë bari dhe shkurre, por që rreziku nga to tani është më i vogël falë kujdesit më të madh institucional.

Sipas tij, Klinika Emergjente mund ta përballojë fluksin e pacientëve emergjent dhe gjithnjë ju ka dalë në ndihmë gjithë qytetarëve të vendit.

Janë 5 insekte sipas Lenjanit, që janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut si: grejzi japonez që shkakton efekte negative në trupin e njeriut pasi përmban helme toksike, e që në trupin e njeriut mund të shkrijë indet, është buburreci safari është i gjatë 2 cm i cili po ashtu shkakton infeksion në trupin e njeriut, miza cc që rritet çdo kund, buburreci simpatik dhe insekti që shkakton sëmundjen Çaga.

Megjithatë sipas tij, Kosova nuk është e rrezikuar shumë nga këto sëmundje, kur dihet se shumica që u përmendën më lart nuk gjinden në vendin tonë, por nëse ka raste të tilla intervenimi në emergjencë është i domosdoshëm.

COMMENTS