Paragjellë: Djath i pjekur

Paragjellë: Djath i pjekur

Ëmbëlsirë me mak
Çka i ndhodhi Vesa Lumës gjersa përgatiste drekën? (Foto)

Nuk ka kombinim më të mirë ushqimi sesa ai i djathit të kriposur dhe tomatinave të ëmbla. Shtojini këtij kombinimi edhe pak mjaltë dhe erëzat që doni dhe përpara vetes keni shtruar një vakt për lakmi ushqimi.

-Përbërësit

djath
vaj ulliri
1 lugë gjelle mjaltë
tomatina

-Udhëzimet

Furrën ngroheni në 200 gradë.

Djathin të prerë në rriska të mëdha vendoseni në një enë dhe spërkateni me vaj ulliri. Fërgojeni për pak kohë, derisa të marrë një ngjyrë të bukur (për 5 ose 8 minuta).

Në një enë tjetër vendosini tomatinat e ndara përgjysmë, hidhjuni vaj ulliri, kripë e piper dhe futini në furrë.

Piqini për 15 minuta derisa të nisin e ndryshojnë ngjyrë.

Djathin e fërguar lyejeni me mjaltë të nxehtë dhe servojeni bashkë me tomatinat e pjekura dhe ndonjë kifle të butë.

Ju bëftë mirë.

COMMENTS