‘Papa Françesku lutet për kosovarët’

Mediat britanike: Tre shqiptarë ndihmuan viktimat e sulmit në Londër
AP: Fuqitë perëndimore e nxisin Kosovën ta bëjë qeverinë e re

Kardinali shqiptar Ernest Simoni është shprehur i lumtur që ka ardhur në Kosovë në emër të Papa Franceskut për të marrë pjesë në shugurimin e katedralës ‘Nënë Tereza’.

‘Për mua ishte një gëzim i madh kur mora vesh prej atit të shenjt që personalisht të shkosh në Prishtinë, t’i dërgosh urimet e mija me të përzemërta për popullin vëlla kosovar-shqiptar e që bekimi i Zotit të jetë në zemrat e gjithë kosovarëve. Lutemi që dashnia e të madhit Zot të jetë në familjet e të gjithëve që të rritet dashuria vëllazërore e gjithanshme’, tha Simoni.

Kardinali shqiptar pastaj ka drekuar me të varfëritë në kishën ‘Shën Ndou’.

COMMENTS