Të mërkurën, pasagjerët e aeroplanit Prishtinë Cyrih janë tmerruar derisa ishin duke fluturuar drejt Zvicrës, raportojnë mediat zvicerane. Mësohet
Të mërkurën, pasagjerët e aeroplanit Prishtinë Cyrih janë tmerruar derisa ishin duke fluturuar drejt Zvicrës, raportojnë mediat zvicerane.
Mësohet se bateria tejmase e nxehur e një telefoni celular ka shkaktuar një tym të dendur në bordin e aeroplanit të agjencisë ‘Germania Airline’.
Aeroplani, menjëherë pasi është nisur drejt Cyrihut, është dashur të kthehet.
Aeroplani i ‘Germania Airline’ të mërkurën është nisur me kohë për në Cyrih nga Aeroporti i Prishtinës. Menjëherë pasi e nis fluturimin, piloti është dashur ta kthejë avionin për në Prishtinë.
Arsyeja, siç shkruan portal zviceran, blick.ch, ishte bateria e një telefoni.
Portali e citon dëshmitarin e ngjarjes, Arben Nuaj i cili thotë se e ka përjetuar panikun vetëm pak ulëse më tutje.
‘Papritmas pasagjerët që ishin para meje filluan të bërtasin dhe të qajnë. Më pas e pash tymin edhe vet’, i ka thënë Nuaj portalit blick.ch.
Në aeroplan ka mbizotëruar paniku, shumë njerëz kanë filluar të bërtasin ‘zjarr, zjarr’.
‘Ishte ngjarje e tmerrshme, të gjithë ishin ngritur në këmbë, lëviznin pa kontroll. Askush nuk e dinte saktë çfarë po ndodh. Unë e pash tymin e dendur, çka më frikësoj tejmase’, shton më tej Nuaj.
Sipas portalit blick.ch, stafi që ka qenë i angazhuar në atë udhëtim kanë reaguar shpejtë duke e evituar më të keqen.
E tërë ngjarja me panik dhe tollovi ka zgjatur 15 minuta, derisa situata është vënë nën kontroll.
Piloti e ka kthyer menjëherë aeroplanin në aeroportin e Prishtinës ku zjarrfikësit kanë qenë në gjendje gatishmërie, shkruan më tej ky medium zviceran.
Dy orë më vonë fluturimi megjithatë është realizuar pasi aeroplani i njëjtë ka arritur ta kryej fluturimin për në Cyrih.
Nuaj ka thënë se tre pasagjerë kanë qenë aq të frikësuar sa nuk kanë dashur të fluturojnë më.
‘Germania Airline’ e ka konfirmuar rastin duke thënë se fjala ishte për një bateri që nuk ishte në përdorim, ndonëse nuk e kanë treguar se për çfarë lloji të baterisë saktë bëhet fjalë.
COMMENTS