Panel për të përgatitur rastet e krimeve të luftës në Siri nga OKB

KQZ vendos: Më 17 dhjetor do të ketë rivotim në Istog
Rrah babanë dhe vëllain, policia arreston një person në Gjilan

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi për krijimin e një paneli, që do të përgatisë raste të krimeve të luftës dhe të abuzimeve me të drejtat e njeriut në Siri.

Votimi kaloi me kundërshtime të fuqishme nga Rusia dhe Siria.

Rezoluta, e hartuar nga Lihtenshtajni, është miratuar me gjithë paralajmërimet e Rusisë se Asambleja po ndërhyn në punën e Këshillit të Sigurimit, ku Rusia vazhdimisht u ka vënë veto rezolutave për të ndjekur penalisht krimet e dyshuara të luftës në Siri.

Paneli do të punojë me Komisionin e OKB-së për Hetime, i cili ka dorëzuar disa raporte të detajuara për krimet e kryera gjatë luftës.

Ambasadori i Sirisë në OKB, Bashar Ja’afari, tha se rezoluta ëshë ‘e paligjshme’ dhe se kërcëon zgjidhjen e konfliktit.

Rezoluta është mirëpritur nga organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch.

COMMENTS