Pancakes amerikane

Pancakes amerikane

Bajadera të bardha me kokos: Pa pjekje, gatuhen për 10 minuta!
Ombre cheesecake

Receta më e mirë për pancakes e famshme amerikane. Nuk do ta ndërroni me asnjë recetë tjetër.

Përbërësit:
200 gr miell
1 pluhur pjekurinash
1 lugë e vogël kripë
1 lugë gjelle sheqer
250 ml qumësht
1 vezë
3 lugë gjelle gjalpë të shkrirë

Udhëzimet:

Në një enë bëjini bashkë miellin, pluhurin për pjekurina, kripën e sheqerin.

Në mes të kësaj mase krijojeni një gropëz dhe aty shtoni qumështin, vezën e gjalpën e shkrirë.

Trazojini bashkë të gjitha derisa të fitoni një masë të trashë brumi.

Sipas nevojës shtoni më shumë qumësht ose miell.

Tiganin, ku do të piqen krepat, lyejeni me pak gjalpë.

Pastaj aty piqini të gjitha krepat një nga një, derisa të shpenzoni brumin.

COMMENTS