PAN: Vendimi i kryesuesit për thirrjen e seancës është arbitrar

PAN: Vendimi i kryesuesit për thirrjen e seancës është arbitrar

Pezullohet vendimi për arrestimin e Albin Kurtit (Dokument)
Mesazhi i të rinjve: Mos na mbani peng!

Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovë, i njohur si koalicioni PAN, vendimin e kryesuesit për thirrje e seancës për 10 gusht e kanë quajtur arbitrar.

Në një komunikatë për media të këtij koalicioni, thuhet se PAN shpreh shqetësim për vendimin arbitrar të kryesuesit të seancës konstituive për vazhdimin e kësaj seance në ditën e enjte.

‘Me këtë vendim të njëanshëm, kryesuesi i seancës konstituive është vënë në shërbim të plotë vetëm të një subjekti politik, duke shkelur edhe parimin mbi të cilin ka ndodhur takimi i kaluar konsultues mes subjekteve politike parlamentare’, thuhet në njoftim.

Koalicioni i PDK-së, AAK-së, Nismës për Kosovën dhe i partnerëve të tjerë, qëndrimin për vazhdimin e seancës konstituive do e jap pas takimit konsultativ të vendosur me pajtueshmëri mes shumicës së subjekteve politike për të mërkurën në orën 10:00.

Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë ditën e enjte, më 10 gusht, thuhet në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

COMMENTS