PAN me parakushte për zgjidhje në pako

Aktakuzë kundër shqiptarit që i dërgoi me postë një granatë gazetës ‘Bota Sot’
Merkel fiton mandatin e katërt, nacionalistët rriten

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, pas takimit konsultativ të shefave të grupeve parlamentare, ka kërkuar të zbatohet rezultati zgjedhor, i cili thotë se koalicioni PAN është fitues dhe ka të drejtë ta propozojë kryetarin e Kuvendit.

Megjithatë, ai ka thënë se koalicioni PAN mund të bëj kompromise dhe të mos e propozojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

‘Kryetari i PDK Veseli ka dalë me propozim se është në gjendje që PDK të dalë me kandidat tjetër me parakushtin nëse Kuvendi e voton Qeverinë e zotit Haradinaj, të koalicionit që ka fituar zgjedhjet’, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, nuk është arritur ende pajtimi që të caktohet koha e vazhdimit të seancës.

Koalicionin PAN ka kërkuar që të mërkurën e ardhshme të zhvillohet sërish një takimin konsultativ për të caktuar seancën e radhës.

COMMENTS