‘PAN-i i ka siguruar 62 vota, javën që vjen qeveria e re’

Ramush Haradinaj, kandidat i koalicionit PAN për kryeministër të Kosovës, së shpejtit pritet të mandatohet nga presidenti Hashim Thaçi. Për formimin e

Ramush Haradinaj, kandidat i koalicionit PAN për kryeministër të Kosovës, së shpejtit pritet të mandatohet nga presidenti Hashim Thaçi. Për formimin e Qeverisë nevojiten minimalisht 61 vota, ndërsa Haradinaj besohet t’i ketë 62, njofton Klan Kosova.

Ramush Haradinaj e ka njoftuar të enjten presidentin Hashim Thaçi se ai i ka votat e nevojshme (minimalisht 61) për formimin e Qeverisë. Burime të KlanK bëjnë të ditur se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet javën e ardhshme, ku më pas besohet se do të formohet edhe qeveria e re me kryeministër Ramush Haradinajn.

Të enjten, pas takimit të kandidatit të koalicionit fitues PAN dhe presidentit të vendit, në një deklarim për media Haradinaj ka pohuar se në takim nuk ka pasur akordim për datën e saktë të thirrjes së seancës konstituive të legjislaturës së re.

Përkundër Haradinajt, Thaçi nuk është deklaruar fare për takimin. Takimi i djeshëm u zhvillua jo në ndonjë seli institucioni, por në një restorant në kryeqytet. Pos, Haradinajt e Thaçit të pranishëm ishin edhe nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, si dhe ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tani analist e gazetar, Dardan Gashi.

COMMENTS