Pamje tronditëse të Arbana Xharrës në spital (Foto)

Pamje tronditëse të Arbana Xharrës në spital (Foto)

Ymeri: S’ka kthim, ushtria duhet bërë!
Morgan Freeman e di si u krijua shteti i Kosovës (Video)

Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra, ka marrë pjesë mbrëmë në një emision televiziv në Tiranë, derisa, kur ishte kthyer te banesa e saj në Prishtinë ishte rrahur nga persona ende të panjohur.

Këto janë fotografitë e Xharrës në kohën kur ishte në spital. Ajo aktualisht është në banesë dhe po merr trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Koha.net se ende nuk kanë marrë ndonjë informacionin për të dyshuarit që sulmuan mbrëmë Arbana Xharrën.

Sulmi ka ndodhur në ora 01:18 në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë.

Kelani ka thënë se njësitë policore janë angazhuar menjëherë për të ndërmarrë veprimet e nevojshme duke dalë në vendin e ngjarjes.

I pyetur nëse është e mundshme të gjinden pamje nga ndonjë kamerë, Kelani ka thënë se Forenzika është duke u marrë me këtë proces.

‘Nuk kemi ende të dhëna për sulmuesit jemi nën hetime, por megjithatë viktima ka marrë tretmanin e duhur mjekësor në QKUK, të cilët e vlerësuan stabile gjendjen e saj’, ka thënë Kelani.

Policia e Kosovës me zyrtarët e saj kompetent, është duke kryer hetime intensive me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes së personave të dyshuar para organeve të drejtësisë.

Arbana Xharra, ka qenë kryeredaktore në të përditshmen Zëri, ndërsa këtë javë ka aderuar në PDK-në e Kadri Veselit.

COMMENTS