Pamela Anderson po vazhdon të publikojë imazhe lakuriq (Foto +18)

Pamela Anderson po vazhdon të publikojë imazhe lakuriq (Foto +18)

Elina Duni vjen me projektin e saj në nëntë gjuhë (Video)
Hapet ‘Prishtina Fashion Nights 2017’ (Video)

Pamela Anderson është një ndër ikonat e kinematografisë botërore të filmit.

Biondina ka një numër të madh të filmave, por famën më të madhe e ka marrë me rolet në filmat Baywatch.

Ajo së fundi ka shprehur zhgënjimin me humbjen e jetës së themeluesit të revistës për meshkuj, ‘Playboy’, Hugh Hefner.

Por, javët e fundit 50-vjeçarja ka nisur të publikojë në rrjetet sociale një koleksion të madh të imazheve teksa shihet në poza të nxehta.

Madje, në disa prej fotografive që ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, Pamela shihet lakuriq në imazhet bardhezi.

Ndryshe, Anderson është përfolur kohët e fundit se është në lidhje me themeluesin e Wikileaks, Jusian Assange, por kjo nuk ishte aspak e vërtetë pasi që aktorja është parë në shoqëri të Adil Ramit.

Theksojmë se bukuroshja është parë në shkallët e stadiumit të skuadrës franceze të Marseilles, teksa ndiqte për së afërmi paraqitjen e të dashurit futbollis.

COMMENTS