Palëpeta t’mbushura me djath

Palëpeta t’mbushura me djath

Gjoks pule me spinaq dhe në qumësht
Nuk ka drekë më të shëndetshme se mishi i peshkut!

Edhepse palëpetat e mbushura me djathë janë një ushqim, që është gatuar nga gjyshet tona, kombinimi i përbërësve që përdoren për t’i bërë ato, nuk na lejon që t’i harrojmë lehtë.

Për brumin:
500 gr miell
1 vezë
300 ml qumësht
1 lugë gjelle sheqer
kripë
Për mbushjen:
500 gr djath të freskët
1 sheqer vanilje
1 vezë
4 lugë gjelle sheqer
Për salcën:
180 gr ajke e thartë
1 vezë
2 lugë sheqer

Udhëzimet:
Të gjithë përbërësit për brumin i bëjmë bashkë duke krijuar një masë të butë.

Pastaj palëpetat i pjekim si zakonisht dhe i lëmë të ftohen.

Gjatë kësaj kohe përgatisim masën për mbushjen e palëpetave. Sipas dëshirës masës i shtojmë edhe rrush të thatë/stafidhe.

Palëpetat e pjekura I mbushim me masën e përgatitur, i mbështjellim në formë roleje dhe I rendisim në tavën ku do të piqen.

Sipër palëpetave hedhim salcën e përgatitur.

Piqen në furrën e parangrohur në 200 gradë derisa të marrin një ngjyrë të artë.

Ju bëfshin mirë.

COMMENTS