Palapeta të shëndetshme me tërshërë për mëngjes

Palapeta të shëndetshme me tërshërë për mëngjes

Fitness sallata
Pilaf me shafran dhe mish pule

Një mëngjes i shëndetshëm dhe me vlera ushqyese është çelësi për një ditë të mirë dhe produktive.

Ndërkaq, zgjidhja më e mirë për një mëngjes të shëndetshëm janë palapetat me tërshërë.

Përbërësit:

Një vezë
Një të bardhë të vezës
Tri lugë gjelle tërshërë të mbështjellë
Tri lugë gjelle qumësht
Pluhur të kakaos (nëse dëshironi të bëni palapeta çokollate)

Përgatitja:

Kombinoni të gjithë përbërësit dhe përzieni mirë.

Palapetat mund t’i gatuani me apo pa vaj. Vendoseni brumin në tigan, mbulojeni me kapak dhe gatuajeni derisa secila anë e palapetës ka marrë ngjyrë kafe.

Palapetat shërbeni me çfarëdo kombinimi që keni dëshirë. Mund ta shërbeni atë me banane dhe kivi!

COMMENTS