Pak orë para finales, Eugent Bushpepa pranon një mesazh të veçantë (Foto)

Pak orë para finales, Eugent Bushpepa pranon një mesazh të veçantë (Foto)

Sonte mbahet finalja e madhe e festivalit të këngës evropiane 'Eurosong'. Këtë vit Shqipëria është kualifikuar në finale, ku do të përfaqësohet ng

Sonte mbahet finalja e madhe e festivalit të këngës evropiane ‘Eurosong’.

Këtë vit Shqipëria është kualifikuar në finale, ku do të përfaqësohet nga Eugent Bushpepa.

Eugenti do të ngjitet i 12-i në skenën madhështore të këtij festivali, por pak orë para performancës ai pranoi një mesazh mbështetës.

Disa persona nga 45 shtete të botës kanë shkuar në majën më të lartë të Murit Kinez dhe nga atje me afishe në duar kanë i kanë uruar Eugentit suksese për sonte.

Kujtojmë që përveç tij, janë edhe dy shqiptarë tjerë që do të performojnë në natën finale të ‘Eurovizionit’, bëhet fjalë për Ermal Metën që përfaqëson Italinë dhe Eleni Foureira, përfaqësuese e Qipros.

COMMENTS