Pajisja që ju mban larg telefonit! (Video)

Pajisja që ju mban larg telefonit! (Video)

iPhone 7 Plus me rezolucion 2K
iPhone 7 me bateri më të madhe se iPhone 6S

Ky është një lajm i mirë për krejt ata që duan të rrijnë larg celularëve dhe internetit, por që nuk e kanë të pamundur.
Për prindërit, fëmijët e të cilëve janë të varur nga interneti, apo për të ruajtur vëmendjen e mysafirëve, kjo është shpikja ideale.

Në një kohë që Smartphonët po dominojnë gjithnjë e më shumë jetën tonë, DistractaGone, nga Smart Box, pretendon që të jetë zgjidhja.

Zgjidhja e vërtetë është ndoshta vetëkontrolli dhe mposhtja e frikës se mos humb diçka nga bota virtuale.

‘DistractaGone’, e krijuar nga një grup projektuesish nga Amsterdami, do t’i ndihmojë përdoruesit të gjejnë qetësi në punë si dhe të shijojnë momentet me miqtë dhe familjarët.

Nisur dhe nga emri ‘DistractaGone’ kjo kuti do t’iu ndihmojë të hiqni shpërqëndrimin ose tundimin e të pasurit celularin përballë pa e prekur fare.

Është e lehtë në përdorim, mjafton të hapësh kapakun dhe mund të vendosni brenda saj deri në katër celularë.

Më pas mbylleni dhe përcaktoni numrin e minutave apo orëve që do të qëndrojë e mbyllur. Kutia nuk do të hapet deri në përfundimin e kohës. Përmasat e saj janë 166 x 85 x 60 mm.

Urojmë të jetë kjo vërtetë zgjidhja që kërkoni!

COMMENTS