Pacolli vazhdon lobimin për njohjen e Kosovës

Pacolli vazhdon lobimin për njohjen e Kosovës

Moleri që rrezikon jetën për të lyer ndërtesën në Suharekë (Foto)
Tahiri: Jemi në fazën e përfundimit të materialeve për rastin Dehari

Në kuadër të Ministerialit 34-të të Konferencës së Frankofonisë, që po i zhvillon punimet e saj në kryeqytetin francez, në Paris ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka takuar në takime të ndara Ministrin për Marrëdhënie me Jashtë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Burundit, Togos, Cape Verde, Tunizisë, Ministra të Ngarkuar dhe të Deleguar nga Republika Demokratike e Kongos, Republika Qendrore Afrikane, Guniea Bissau, të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit nga Republika e Guinesë, përfaqësue

Siç ka njoftuar Pacolli në Facebook, në të gjitha takimet që ka zhvilluar në emër të Kosovës dhe qytetarëve të saj ka ri-përsëritur kërkesën për njohje ndaj homologëve nga vendet, që nuk e kanë njohur Kosovën.

‘Ri-konfirmova marrëdhëniet e mira dhe miqësore me përfaqësues të shteteve që tashmë e kanë njohur vendin tonë, duke i kërkuar atyre vazhdimin e mbështetjes së mëtutjeshme të integrimit të Kosovës në komunitetin ndërkombëtarë, ndërkohë që kërkova nga disa të tjerë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike’, ka njoftuar shefi i diplomacisë kosovare në Facebook.

COMMENTS