Behgjet Pacolli, të shtunën në Gjilan ka marrë pjesë në Kuvendin zgjedhor të degës së AKR-së, ku ka folur për sensibilizimin e AKR-së në të gjitha kom
Behgjet Pacolli, të shtunën në Gjilan ka marrë pjesë në Kuvendin zgjedhor të degës së AKR-së, ku ka folur për sensibilizimin e AKR-së në të gjitha komunat e Kosovës duke thënë se AKR është fuqia e vetme politike e pa korruptuar që do ta ndihmojë e zhvillojë Kosovën.
Pacolli ka kërkuar nga qytetarët e shumtë në sallë që ta përkrahin programin e AKR-së dhe ta fuqizojnë atë.
“Ne do të ecim në çdo cep të Anamoravës sepse plotë 16 vite në Kosovë kemi vetëm regres. AKR me një qeverisje dinjitoze, me një shpirt të bardhë dhe me një kauzë tonën të drejtë do t`i shpijmë gjërat përpara. Jemi i vetmi subjekt politik që nuk turpërohemi për të kaluarën tonë. Edhe në të ardhmen çdo zyrtar i AKR-së do të punojë me ndershmëri. Kosova e ka imazhin e rrënuar dhe na duhet shumë punë e sakrificë për ta kthyer tek besimi së pari qytetar e pastaj edhe në sytë e ndërkombëtarëve”.
Sipas Pacollit politikanët e tanishëm kanë menduar vetëm për xhepin tyre.
“Gjilanin e dua me zemër dhe andaj flas me shumë emocione. Por njëkohësisht flas me emocione edhe për dëshpërimin e madh që e shoh se ka mbetur i njëjti qytet. Gjilani dikur ishte vend industrial i shumë fabrikave, e tani Gjilani duket i shkret, i pa shpresë me një rini që bredh rrugëve, me një klasë punëtore të madhe e të sinqertë, por e pa shfrytëzuar”.
“Kush mundet të bëjë më shumë për Kosovën sesa unë aktualisht. Asnjë, bash asnjë politikan. Sepse ata kanë menduar vetëm për xhepin e tyre, ata nuk e duan Kosovën, ata e duan vetëm paranë e qytetarëve”.
COMMENTS