Pacolli takon ambasadorin Delawie, koordinohen për veprimet në marrëdhëniet me jashtë

Pacolli takon ambasadorin Delawie, koordinohen për veprimet në marrëdhëniet me jashtë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim pune në ambientet e Ministrisë së Punëve

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim pune në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.
Në kuadër të këtij takimi janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend si dhe koordinimi dhe bashkërendimi i hapave dhe veprimeve në marrëdhëniet me jashtë.

‘Zhvillova një takim të rregullt pune me Ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie. Shkëmbyem pikëpamjet mbi zhvillimet më të fundit politike në vend dhe bashkëbiseduam në mënyrën më miqësore mbi koordinimin dhe bashkërendimin e hapave dhe veprimeve të vendit tonë në marrëdhëniet me jashtë’, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.

‘Mbështetja e ShBA-ve, si aleat strategjik i vendit tonë mbetetet e pazëvendësueshme si në aspektin e zhvillimeve të brendshme politike ashtu edhe atë të forcimit të legjitimitetit ndërkombëtarë dhe anëtarësimit të Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare’, është tutje shprehur ai.

COMMENTS