Pacolli: Shtrirja diplomatike e Kosovës tanimë edhe në Karaibe

Pacolli: Shtrirja diplomatike e Kosovës tanimë edhe në Karaibe

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se shtrirja diplomatike e Kosovës tanimë ka ndodhur edhe në Karaibe. Pacolli tha se nga j

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se shtrirja diplomatike e Kosovës tanimë ka ndodhur edhe në Karaibe.

Pacolli tha se nga java që e lamë pas Kosova e ka ambasadoren e parë të akredituar edhe në Saint Kitts dhe Nevis.

‘Shtrirja diplomatike e Kosovës tanimë edhe në Karaibe. Nga java që e lamë pas vendi ynë do ta ketë Ambasadorën e parë të akredituar edhe në Saint Kitts dhe Nevis. Ky shtet, e njohu vendin tonë në vitin 2012 dhe që nga atëherë i ka dhënë mbështetje të vazhdueshme. Këto janë vetëm disa nga rezultatet e diplomacisë tonë pro-aktive, që po ndjekim çdo ditë dhe në çdo kontinent. Po i ri-gjallërojmë marrëdhëniet me shtetet që e kanë njohur Kosovën, përderisa po depërtojmë fuqishëm tek ato, që ende nuk e kanë bërë këtë. Nuk do të ndalemi’, ka shkruar Pacolli në Facebook.

COMMENTS