Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për kabinetin e ri qeveritar, duke thënë se ka z
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për kabinetin e ri qeveritar, duke thënë se ka zgjedhur emra dinjitoz dhe profesionistë të vërtetë.
‘E uroj kryeministrin Edi Rama për kabinetin e ri qeveritar të cilin e prezantoj sot. Emra dinjitoz dhe profesionistë të vërtetë. Veprim jashtëzakonisht i qëlluar reduktimi i ministrive nga ana e tij, në favor të efiçencës, zvogëlimit të shpenzimeve dhe eleminimit të burokracisë.
Kjo është një ëndërr e imja të cilën nuk kam pasur mundësi ta realizoj ende’, ka shkruar Pacolli në ‘Facebook’.
Ai tha se edhe në Kosovë duhet të zvogëlohet numri i ministrive. ‘Kosova do të menaxhohet suksesshëm me vetëm 8 departamente efektive, me njerëz profesionistë dhe administratë të përgjegjshme’, ka pohuar ai.
COMMENTS