Pacolli: Jam kërcënuar, dhe në atë moment kam vendosur që të hyjë me LDK-në (Video)

Pacolli: Jam kërcënuar, dhe në atë moment kam vendosur që të hyjë me LDK-në (Video)

Nga nesër nis falja e gjobave! Detajet për procedurat, afatet, përfituesit dhe të përjashtuarit
‘Moonlight’ filmi më i mirë i vitit pas një gafe të madhe në Oscar

Udhëheqësi i AKR-së Behgjet Pacolli është kërcënuar nga udhëhqeësit më të lartë të shtetit, njëherit edhe është shantazhuar duke i premtuar poste të rëndësishme në institucionet e ardhshme të Kosovës, pas zgjedhjeve nacionale.

Kërcënimin, pa ia bërë të ditur emrat, e ka bërë publik mbrëmë vet Behgjet Pacolli, biznismeni milioner i Kosovës, por pa i zbardhur emrat dhe detajet.

Tashmë përplasja për jetë a vdekje, meq miqësh të dikurshëm ka ndodhur, dhe nuk ka si zhbëhet.
Madje, vetë Pacolli tha se ai përfundimisht pas kërcënimit ka vendosur që ti jap fund çdo mundësie të bashkëpunimit me PDK-në.

‘Jam kërcënuar, dhe në atë moment kam vendosur që të hyjë me LDK-në’, ka deklaruar Pacolli.
Dihet se pak orë para se të merrte vendim që të hynte në koalicion me LDK-në, në rezidencën e Pacollit, Gazetës Shqiptari.eu i kanë deklaruar burime të caktuara, kishte shkuar presidenti Hashim Thaçi dhe gazetari i shumë njohur për ndërmjetësime, BH., një gazetar televiziv.

Se a është kërcënuar nga PDK dhe nga Hashim Thaçi për bashkim me LDK-në, Pacolli nuk ka dashur ta pohoj, por tha se për këtë ‘Nuk kam koment’, në Interaktiv.

Njoftimin e parë për kërcënimin e kishte bërë publik vet AKR-ja nëpërmjet një komunikate, por duke e paraqitur si kërcënim periferik, edhe pse për shantazhe e kërëcnime direkte do të akuzonte krerët e lartë të shtetit.

‘Do të ishte normale nëse bëhen lëvizje të njerëzve nga një parti në tjetrën, por është e papranueshme që këto lëvizje të nxiten nga shantazhe direkte (duke premtuar e kërcënuar) nga krerët e lartë të institucioneve’, thuhet në komunikatën e 19 majit, duke mbuluar emrat e krerëve të institucioneve, përkatësisht të institucionit unifikues.

Pra, tashmë është e pakontestueshme se zyrtarë të shtetit, krerë të tij kanë bërë kërcënime të hapura ndaj një lideri partiak.

COMMENTS