Pacolli emëron Ministrin e ri të Punëve të Brendshme

Pacolli emëron Ministrin e ri të Punëve të Brendshme

Pas dorëheqjes së Flamur Sefajt nga posti i ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, AKR-ja tashmë veç ka vendosur për emrin e ri që do ta sjellë në krye të kësaj ministrie.

Kreu i AKR-së dhe zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli në një prononcim për Indeksonline ka konfirmuar se ka emëruar për Ministër të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi.

‘Po është e vërtetë, Bejtush Gashi do të jetë ministri i ardhshëm i MPB-së. Sot ia kam dorëzuar edhe vendimin kryeministrit Haradinaj’, ka thënë Pacolli.

Kujtojmë se Gashi momentalisht është duke ushtruar detyrën e dekanit të Fakultetit për Siguri Publike në Vushtrri. Nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë zëvendësministër i Ministrisë të FSK-së.

COMMENTS