Pacienti i sëmurë rëndë ikë nga QKUK-ja pa u vërejtur

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, pacientët në gjendje të rëndë shëndetësore ikin nga spitali, dhe nuk vihen re nga mjeku kujdestar dhe as n

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, pacientët në gjendje të rëndë shëndetësore ikin nga spitali, dhe nuk vihen re nga mjeku kujdestar dhe as nga stafi mjekësor.

Pikërisht në ditën e shtune, në këtë klinikë ka ikur pacienti, diagnoza e të cilit ka qenë reputres (pëlcitjes) së aortës abdominale, rrezikshmëria e të cilin ka qenë 90% me vdekje.

Se çfarë e bënë më të habitshme pakujdesin e stafit mjekësor është edhe situata jo e mirë psikiatrike dhe gjendja sociale ekonomike.

Burimet e KosovaPress, brenda kësaj klinike kanë treguar se pacienti N,H. i lindur më 1943, ka shenja psikiatrike dhe se ai nuk ka familjar të cilët do të përkujdeseshin për të.

Po të njëjta burime treguan se pacienti është në varshmëri të cigares, ku bëri që ai të dilte të kërkonte lëmoshë në oborrin e QKUK-së, e duke vazhduar rrugën për tek lagja Emshir, ku ka qëndruar deri atëherë kur ka arritur ta gjejë policia dhe ta dërgojë sërish në klinikë për trajtim.

Se personi është gjetur në lagjen e Emshir e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policës së Kosovës në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

‘Më 3 shtator, rreth orës 12:00, kemi marrë informatën për një person të zhdukur, me të marrë informatën njësitet e stacionit të jugut menjëherë iu janë përgjigjur rastit dhe pak minuta pasi është raportuar rasti personi është gjetur, dhe është njoftuar QKUK, dhe me ambulancë është dërguar në emergjencë. Aty kanë shkuar edhe policia’, tha Ahmeti.

COMMENTS