Pa sheqer dhe pa pjekje: Ëmbëlsirën e shpejtë dhe të shëndetshme mund ta hani sa t’jua dojë qejfi! (Video)

Pa sheqer dhe pa pjekje: Ëmbëlsirën e shpejtë dhe të shëndetshme mund ta hani sa t’jua dojë qejfi! (Video)

Sallatë me sardele
Sushi me banane

Përbërësit:

300 g hurma,
200 g arra,
60 g kakao pluhur,
1 lugë ekstrakt vanilje,
Ujë,
Pak kripë.

Për glazurë:

40 g kakao pluhur,
Gjysmë luge ekstrakt vanilje,
50 g shurup panje,
2 lugë vaj bimor apo vaj i shkrirë kokosi.

Përgatitja:

Hiqjani hurmave bërthamat, bluani në blender dhe shtoni arra, 60 g pluhur kakaoje, 1 lugë ekstrakt vanilje dhe pak kripë.

Ngadalë shtoni edhe ujë, derisa përbërja të bëhet e lëmuar. Shtrijeni në tepsi dhe futeni në frigorifer që pak të ftohet, pastaj qitni glazurën e kakaos pluhur të përzier me gjysmë luge ekstrakt vanilje, shurup panje dhe vaj.

COMMENTS