Pa gjeneral Haradinajn, shënohet 19 vjetori i Epopesë së Dukagjinit

Ministri Hasani kërkon rritjen e numrit të Inspektorëve
Pas emërimit të kryeprokurorit, pritet ngritja e aktakuzave nga Specialja

Në sheshin e Deçanit u shënua 19 vjetori i Epopesë së Dukagjinit, fillimi i luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë, Ditës së Dëshmorëve të kësaj zone dhe 18 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s përkrah popullit të Kosovës në këtë luftë çlirimtare.

Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, tha se sot kur po kujtojmë dëshmorët e Dukagjinit dhe të tjerët, askush nuk e kishte menduar mungesën e gjeneral Ramush Haradinajt i cili po vazhdon të qëndrojë i ndaluar në Francë padrejtësisht.

Ish-komandanti i njërës nga brigadat në atë zonë dhe vëllai i dëshmorëve Haradinaj, Daut Haradinaj theksoi se ky përvjetor ka rëndësi të veçantë për familjen e tij, Dukagjinin dhe për mbarë vendin.

Ai tha se në këtë memorial prehen 85 dëshmorë nga mbarë trevat shqiptare.

Kryetari i OVL së UÇK-së, Avdyl Mushkolaj, tha se është familja Haradinaj që 19 vjet më parë shënoi historinë e re. Ai duke i kujtuar të gjithë dëshmorët e kombit dhe familjet e dëshmorëve, kërkoi lirimin e Haradinajt nga Franca, ngase sipas tij, vlerat e UÇK-së ishin të pastra.

Epopeja e UÇK-së u mbajt në sheshin e Deçanit ku morën pjesë shumë qytetarë nga Dukagjini dhe mbarë vendi.

COMMENTS