Pa asnjë projekt muzikor, Rita Ora fitoi 3.5 milionë euro në vit

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka 2 vite që nuk ka publikuar asnjë projekt të ri muzikor dhe ka fituar 3.5 milionë dollarë në vit vetëm prej aktiviteteve të tjera.

Dihet se kënga e fundit e saj ishte Poison, por më pas u largua pak nga muzika për tu angazhuar me markat e njohura, Adidas, Tezenis dhe Coca-Cola si dhe me pjesëmarrjen e saj në dy episodet e ‘Fifty Shades of Grey’.

‘Është e pabesueshme fuqia që ka fituar Rita Ora këto dy vitet e fundit, pa kënduar as edhe një notë. Në fakt, ajo është një ndër yjet që po punon më shumë në botën e biznesit’, ka thënë një burim i afërt për ‘The Sun’.

Së fundmi, dihet se Rita po përgatitet që të sjellë në treg albumin e saj të dytë.

COMMENTS