Osmani: Deklarimet e PAN-it se i ka numrat, deklarime të një projekti të dështuar

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, pas regjistrimit të saj si deputete tha se, ‘deklarimet e koalicionit PAN, se i kanë numrat janë deklarime të një projekti të dështuar’.

Ndërsa për deklarimet e deputeteve të LAA-së se do ta votojnë kandidatët e koalicionit PAN, ajo tha se këto janë vetëm paragjykime dhe se nuk mund t’i komentojë këto deklarime para datës së 3 gushtit, datë kjo në të cilën do të mbahet seanca, transmeton kp.

Ndërsa sa i përket deklarimeve të deputetes Teuta Rugova, Osmani tha se, ‘Rugova ka deklaruar se do të votojë ashtu siç ka vendosur Grupi Parlamentar i LDK-së, e që ka vendosur që koalicionit PAN të mos i jepet asnjë votë’.

COMMENTS